Në kuadër të përpjekjeve për përfshirjen e plotë të komunitetit në proceset vendore, Këshilli Bashkiak Has organizon një degjese publike më 13 Gusht 2025, në orën 12:00, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Në fokus është prezantimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Diasporën dhe Emigrimin.
Këshilli Bashkiak Has i fton me respekt të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve publike, organizatat e shoqërisë civile, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve të emigrantëve dhe diaspores, të marrin pjesë aktivisht në këtë proces të rëndësishëm. Bashkia Has beson se vetëm përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët ky plan do të arrijë potencialin e tij të plotë për të sjellë përfitime konkrete për të gjithë bashkëqytetarët, pavarësisht nga vendi ku ndodhen.
*”Në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, si dhe në kuadër të përfshirjes së komunitetit dhe aktorëve të interesuar në hartimin e politikave vendore, Këshilli Bashkiak Has organizon një degjese publike me qëllim prezantimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për Diasporën dhe Emigrimin. Këshilli Bashkiak Has i fton të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e komuniteteve të emigrantëve dhe përfaqësuesit e diaspores, të marrin pjesë dhe të japin mendimet, propozimet apo sugjerimet e tyre për këtë dokument me rëndësi,”* thuhet në faqen e bashkisë.
Plani përfaqëson një hap strategjik për të kthyer diasporën nga një burim potencial në një partner aktiv të zhvillimit lokal.
“Ky plan synon të forcojë lidhjet me qytetarët e Hasit që jetojnë jashtë vendit, të promovojë kontributin e diaspores në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, si dhe të përmirësojë mekanizmat e bashkëpunimit dhe mbështetjes për emigrantët dhe familjet e tyre.”
Vendi i takimit: Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Has.
Për më shumë informacion:
�� Email: info@bashkiahas.gov.al
�� Tel: +355 69 357 9636