Është e re, por për talentin e saj po flitet shumë.
Ilirjeta Krasniqi, që prej vegjëlisë është pjesë aktive e Ansamblit “Pjetër Bogdani” prej 12 vitesh.
Si vajzë e lindur në Has transmeton më së miri kulturën e pasur të qytetit përmes këndimit dhe valleve popullore.
Në rolin e “ambasadores” së vendlindjes së saj ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete e festivale, ku shpesh ka qenë e vlerësuar më cmime për interpretimin dhe përkushtimin ndaj traditave shqiptare. 18 vjecarja e sheh gjithë karrierën si një mision.
“Për mua, ky nuk është vetëm pasion, por mision. Jam krenare që përfaqësoj zonën time përmes artit dhe gjithmonë përpiqem ta bëj këtë me përgjegjësi dhe dashuri. Mendoj se është shumë e rëndësishme që rinia të angazhohet në ruajtjen e vlerave kombëtare, sepse vetëm kështu mund t’ia kalojmë ato me dinjitet brezave të ardhshëm, ” shprehet Ilirjeta Krasniqi.
Të ardhmen e sheh me projekte artistike që lidhen më kulturën dhe traditën shqiptare, por edhe të zhvillohet profesionalisht duke hapur rrugë të reja.
Artistja Krasniqi është e kujdesshme të japë edhe mesazhe për Hasin dhe potencialet e tij.
Mjafton një kujtesë, një vlerësim, ndoshta pak më shumë vëmendje nga të gjithë për ta transformuar Hasin dhe për t’i rikthyer atij imazhin që meriton.