Manteli i dhisë së Hasit ka ngjyrë të kuqëreme me fije si të zbardhura, me gjatësi fije më të gjatë se dhitë e ekotipeve të zonës Alpine. Ka kokë të madhe, me turi më të mprehtë. Femrat kanë brirë të hollë dhe të
shtrirë mbrapa kokës, kurse cjepët në të shumtën e rasteve i kanë ngritur përpjetë, të përdredhur, tek disa individë arrijnë deri në 60 cm. Vija kryesore është e drejtë, me kraharor të gjerë. Gjymtyrët i ka të zhvilluara dhe të drejta, etj. Thundra të forta dhe të zhvilluara mirë.
Dhia e Hasit është ekotipi më i madh i dhisë në vendin tonë. Sipas informacioneve të fermerëve, kecat në moshën 3 mujore peshojnë 19-22 kg. Rrezja e mishit është mbi 55%. Fermerët që merren me mbarështimin e kësaj race thonë se veçoritë e Dhisë së Hasit janë unike në botë pasi kanë disa karakteristika të veçanta. Kullosin 12 muaj të vitit, rriten pa shumë shpenzime dhe japin shumë prodhim. Dhia e Hasit është me drejtim prodhimi të dyfishtë: Mish – Qumësht, ndjek e shfrytëzon shumë mirë kullotat dhe grykat e thepisura malore.
Madje dietologët dhe vlerësuesit e konsiderojnë mishin e dhisë së Hasit si dietik pasi ka përqindje shumë të ulët kolesteroli. Dhia e Hasit lidhet me rajonin e Hasit, një krahinë historike në Shqipëri, e njohur përgjatë shekujve për përshtatjen e saj në kushte të vështira malore. Sipas burimeve, kjo race ka qenë objekt seleksionimi dhe përmirësimi për shumë vite. Nga një këndvështrim gjeografik, ajo është e lidhur ngushtësisht
me Alpet Shqiptare, që i japin asaj një prestigj shtesë si race vendase, ndryshe nga racat e huaja që kërkojnë kushte të veçanta rritjeje.
Shqetësimi që ngrihet është mungesa e zgjerimit të tufave për këtë racë të veçantë. Shumë të rinj janë larguar dhe mungon fuqia e re punëtore në drejtim të blegtorisë. Kjo kafshë në fakt është një pjesë e trashëgimisë kulturore që promovohet edhe në panaire, duke i dhënë asaj një fuqi simbolike të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi ekonomik, Dhia e Hasit ka një vlerë të konsiderueshme në sektorin blegtorial. Dhia e Hasit është një pasuri e biodiversitetit shqiptar.
Ajo përfaqëson një race vendase të rëndësishme që ka mbijetuar dhe u përshtatë me mjedisin e vështirë malor të Shqipërisë. Ruajtja e kësaj race është jetike për të ruajtur biodiversitetin dhe trashëgiminë gjenetike të vendit, duke i bërë shqiptarët krenarë për pasurinë e tyre natyrore. Dhia e Hasit është më shumë se thjesht një kafshë; ajo është një simbol i fuqisë, përshtatjes dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Nëpërmjet veçorive unike fizike, rëndësisë kulturore, kontekstit historik dhe gjeografik, vlerës ekonomike, medializimit, lidhjes me shëndetin dhe mjedisin, si dhe rëndësisë së saj për biodiversitetin, ajo ka arritur një famë të merituar.
Burimi : Wikipedia & Mjekësia Veterinare Shqiptare