Flet Z.Agron Haxhimali, Drejtori i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë
Bashkia Has, me një ekonomi që mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, përballet me sfidën e madhe të shpopullimit për shkak të emigracionit, gjë që i lë shumë sektorë potencialë si turizmi, energjia e rinovueshme dhe agro-përpunimi pa u shfrytëzuar plotësisht. Për të kapërcyer këtë, Hasi ka nevojë për investime masive, projekte të përbashkëta rajonale dhe një strategji të qëndrueshme për të tërhequr investimet e diasporës dhe për të krijuar hapësira pune. Analiza bëhet nga Drejtori i institutit për Bashkitë e Shqipërisë Agron Haxhimali.
“Bashkia Has është një nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë. Ajo ndodhet në qarkun e Kukësit. Është një ndër bashkitë më veriore dhe më malore që ka Shqipëria. Bazat e zhvillimit ekonomik të kësaj bashkie janë kryesisht blegtoria dhe bujqësia. Sigurisht edhe një pjesë e lehtë e zhvillimit të minierave kryesisht nga historia e bakrit në Golaj. Por ajo që është më e rëndësishme është fakti që kjo bashki duhet të forcojë shumë çështjet e blegtorisë dhe të bujqësisë si bazat më kryesore të zhvillimit të saj, bimët mjekësore, bletarinë dhe përpunimin e lehtë ushqimor me qëllim që të krijojë sa më shumë hapësira për vende për vende pune. “-tha Haxhimali për mediat.
Bashkia Has, pavarësisht nga potenciali i saj i madh në energji të rinovueshme, përballet me sfida të rëndësishme infrastrukturore për shkak të vendndodhjes së saj malore .
“Por në këtë aspekt nuk mund të rri pa përmendur edhe një potencial tjetër që ka kjo bashki kryesisht për sa i përket energjisë së rinovueshme dhe kjo lidhet me parqet fotovoltaike që mundet të njeh në sipërfaqe edhe të ekonomisë familjare, pra që mund t’i përdori secili në shtëpitë e tyre, por edhe më gjerë. Bashkia Has ka disa probleme që lidhen me infrastrukturën, duke qenë se është një bashki shumë rurale, shumë malore dhe shumë e largët. Ajo duhet të fokusohet kryesisht në rrugë, ujësjellës, kanalizime, në dixhitalizimin e shërbimeve publike, edhe pse janë bërë progrese”, u shpreh Haxhimali.
Investimet publike, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi, janë thelbësore për zhvillimin e Bashkisë Has, e cila posedon një potencial turistik të jashtëzakonshëm nga burimet natyrore dhe trashëgimia kulturore, por kërkon më shumë mjete financiare dhe promovim për ta realizuar plotësisht këtë potencial.
“Gjatë viteve të fundit sërish ngelet ngelen sërish problemet me investimet publike. Meqë jemi te investimet publike, dua të theksoj dhe faktin që arsimit dhe shëndet sija që janë magnet i biznesit për shembull rikonstruksioni i gjimnazit Skënderbeu, një nga më të rëndësishmit në këtë bashki duhet të forcohet dhe duhet të zhvillohet shumë lidhur me atraksionet turistike dhe promovimin e tyre. Sigurisht potenciali është i madh pasi kemi malin e Pashtrikut, kemi liqenin e Fierzës, Drinit, Vrellën e Krumës apo ujin e ftohtë apo peizazh të tjera të pllajës së Hasit apo veshjet, kultura, historia e tyre janë një atraksion janë një potencial i madh për atraksion sigurisht, por kjo duhet mbështetur”, deklaroi Haxhimali.
Promovimi i shtigjeve natyrore dhe vlerave kulturore të Hasit, si kostumet tradicionale dhe produktet lokale, sipas Haxhimalit përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për zhvillim ekonomik dhe turistik, por kërkon më shumë vullnet, mjete financiare dhe edukim për të realizuar plotësisht këtë potencial.
“Ka nevojë për më shumë promovim, për shembull shtegu i Hasit apo e edhe lëvizjet e tjera nëpër pyjet apo kullota të ndërmjet zonës së Hasit apo të Gjakovës janë mundësi shumë e mirë sepse duhet të themi në këtë rast që kemi Hasi është bashkia kufitare me Kosovën dhe aty kemi edhe pikën kufitare të Qafë Prushit që është një akses shumë i mirë për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ndërmjet dy zonave por jo vetëm në rivitalizimi e trashëgimisë. Sigurisht duhet të pranojmë që këtë mund ta lidhim me kostumet e Hasit, mund ta lidhim me produktet e mjaltit apo bimët mjekësore që prodhohen në atë zonë. Sigurisht duhen mbajtur, por mos të harrojmë që edhe potenciali ekonomik i bashkisë, së Hasit me gjithë përpjekjet që bëhen nga bashkia ka nevojë për më shumë edhe vullnet, ndërgjegjësim, edukim, por edhe më shumë mjete, mjete financiare”, shtoi ndër të tjera Haxhimali.
Një nga shkaqet kryesore që ka çuar në krijimin e boshllëkut demografik dhe ekonomik në has është emigracioni.
“Pengesa kryesore është demografia, faktori demografik është emigracioni. Shumë qytetarë të asaj zone janë shpërngulur kryesisht ishte në vendet e perëndimit, por edhe kanë lëvizur nëpër qytetet e tjera, kryesisht në Tiranë. Kjo ka shkaktuar një boshllëk shumë të madh. Burimet njerëzore, intelektuale, krahu i punës janë zhvendosur çka ka krijuar këtë lloj boshllëku dhe ky boshllëk me të vërtetë, me të drejtë ndihet në bashkinë, dhe në të gjithë në të gjithë zonën. Si mund të kapërcehet? Si Sigurisht mund të kapërcehet me shumë praktika, me shumë vullnet, punë, projekte, programe që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik, me bujqësi kryesisht, por jo vetëm. Kanë të bëjnë me infrastrukturën, kanë të bëjnë me arsimin, me shëndetësinë, me qëllim që jetesa e atyre qytetarëve atje të jetë sa më komode jetesa e qytetarëve atje në aspektin ekonomik të jetë fitimprurëse, por nga njëra anë është shumë e vështirë që ne të ndërtojmë barriera apo të pengojmë apo frenojmë shpërnguljen. Në demokraci qytetarët janë të lirë, ato mund të lëvizin, të shkojnë ku të ndjehen më komod për të ardhmen dhe perspektivën e tyre”, deklaroi drejtori i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.
Haxhimali shprehet se roli kryesor i pushteteve vendor, rajonal dhe qendror është të krijojë kushte për zhvillim ekonomik duke gjeneruar hapësira pune, duke lehtësuar aksesin në burime dhe duke promovuar bashkëpunimin rajonal, veçanërisht nëpërmjet iniciativave si Paketa e Maleve dhe projekte të përbashkëta turistike me Kosovën.
“Por në këtë aspekt roli i pushtetit vendor, roli i pushtetit rajonal dhe i qeverisë është të krijojnë baza të shëndetshme, të krijojnë hapësira për punësime, hapësira për biznesin e të rinjve apo të të familjeve të krijojnë akses për çështjen e pronave, të pyjeve, kullotave apo të çdo sektori ekonomik me potencial në atë zonë me qëllim që ato që janë aty të kujdesen për pronat, për asetet e tyre, por të jetë dhe një potencial dhe një mundësi shumë e mirë për ato që duhen kanë dëshirë të rikthehen në vendin e tyre dhe këtu nuk mund të rri pa përmendur për shembull iniciativën për paketën e maleve. Pikërisht Hasi është tipiku i që mund të jetë përfitues si bashki kësaj pakete. Sigurisht në zhvillimin e kësaj bashkie ka nevojë për më shumë arsim, për më shumë aftësi profesionale, për më shumë inovacion, për më shumë transparencë, për më shumë qeverisje digjitale, ka nevojë për projekte të përbashkëta midis Kukësit, Tropojës Kosovës, të cilët përbëjnë apo Gjakovës në Kosovë, të cilët përbëjnë një trekëndësh që lidh të dy vendet tona duke shfrytëzuar të gjithë potencial e tyre dhe në aspektin ekonomik edhe duke për edhe në aspektin turistik për shembull mund të ndërtojmë paketa turistike të përbashkëta që lidhet Fierza, Valbona malet e Hasit të shfrytëzohet në mënyrë shumë të mirë Qafa e Prushit për grumbullimin e mallrave, për vizitat ditore midis Gjakovës dhe Prizrenit e të tjera”, u shpreh Haxhimali.
Kreu i institutit për bashkitë e Shqipërisë shprehet gjithashtu se mund të kontribuojë edhe diaspora.
“Ne thamë se një problem shumë i madh i Hasit është çështja e largimeve apo të migracionit dhe emigracionit, pra diaspora hasiane mendoj se në atë rutinën e tyre secili nga hasianët e larguar kontribuon për vendin, për familjen. Ajo që është shumë e rëndësishme është që duhet të krijojmë një të krijohet dhe kjo për mendimin tim është një detyrë e bashkisë, por jo vetëm që të ta kenë diasporën më të organizuar, të përfitojnë nga diaspora jo vetëm mjetet financiare, remitancat që vijnë, por të përfitojnë edhe mendjen, edhe energjitë edhe njohuritë e tyre, të bashkohen në diaspora hasiane, të krijojnë organizime të përbashkëta, investime të përbashkëta, për hasin nga ato fushat që ato gjykojnë që është më ekonomike, bujqësia, Industria e lehtë përpunuese, energjia e rinovueshme, turizmi” tha ai.
Diaspora hasiane duhet të shihet si një burim strategjik për investime të qëndrueshme , cka mund të bëjë që të shmanget shpërngulja dhe të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për këtë bashki.
“Pra mos të shikohen thjesht diaspora hasiane si vizitor në stinën e dimrit apo në stinën e verës, por të shikohen si një potencial i mundshëm që të investojnë në mënyrë të qëndrueshme për vendin e tyre. Pra, Hasi meriton më shumë vëmendje. Meriton më shumë vëmendje nga institucionet lokale meriton më shumë vëmendjen nga institucionet qendrore, por nëse bëhen bashkë institucionet lokale qendrore, diaspora dhe aktorët e tjerë që punojnë në fushën e qeverisjes vendore, mendoj që Hasi mund të mbetet një potencial i mirë, një emër i mirë, një gjeografi e mirë, një histori e mirë, një traditë e mirë, një bashki e mirë dhe e qëndrueshme”, tha Haxhimali.
E ardhmja e Bashkisë Has varet nga aftësia për të kthyer sfidat në mundësi. Nga fuqizimi i sektorit bujqësor dhe energjisë së rinovueshme deri te shfrytëzimi i potencialit turistik dhe bashkëpunimit rajonal. sipas ekspertëve fokusi duhet të jenë investimet në infrastrukturë, edukim dhe shëndetësi, si dhe mobilizimi strategjik i diasporës për të krijuar një cikël virtuoz zhvillimi. Vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i komunitetit lokal mund të jetë një nga çelësat për ta bërë Hasin jo thjesht një emër në hartë, por një model i qëndrueshëm i zhvillimit për zonat malore.