Në datën 7 tetor 2025, u hap zyrtarisht rruga e re ndërkufitare Gorozhup-Pogaj, një projekt me rëndësi strategjike që lidh drejtpërdrejt komunën e Hasit në Kosovë me Shqipërinë. Kjo infrastrukturë parashikohet të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe të gjërë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë rajonit.
Rëndësia kryesore e kësaj rruge qëndron në krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë dhe aksesi të shpejtë, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kohën e udhëtimit për banorët e zonës. Nëpërmjet saj, fshatrat, familjet dhe tregjet e punës në të dy anët e kufirit tani janë të lidhura më shpejt.
Një ndikim të drejtpërdrejtë pritet të ketë në nxitjen e turizmit malor dhe kulturor. Aksesi i lehtësuar do të mundësojë që vizitorët të shijojnë më lehtë bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore të rajonit të Hasit dhe zonave përreth në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për zhvillim në këtë sektor.
Nga ana tjetër, rruga shërben si një korridor vital për shkëmbimin ekonomik, duke lehtësuar transportin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo çon në një kontribut të drejtpërdrejtë në ngritjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Gjithashtu, duke lidhur dy komunitete me tradita dhe kultura të përbashkëta, rruga forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimet shoqërore në nivel lokal, duke i afruar në mënyrë konkrete njerëzit.
Në aspektin teknik, rruga Gorozhup-Pogaj shtrihet për 3.7 kilometra dhe përfaqëson një investim prej afërsisht 1 milionë euro. Me statusin e saj të rrugës ndërkufitare, ajo vlerësohet si një hap shumë i rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve fizike midis dy vendeve, duke sjellë benefite të prekshme për jetën e përditshme të qytetarëve dhe potencialin ekonomik të rajonit.
Ky është një project I finalizuar në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.