Njoftim!
Diaspora Hasjane mbështet Klubin e Futbollit “Pashtriku” Has
Diaspora Hasjane shpreh angazhimin e plotë për të ndihmuar dhe nxitur zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit, në qendrën e Hasit. Në kuadër të këtij përkushtimi, do të shpërndahen uniforma dhe mjete sportive për ekipet e futbollit të grupmoshave U11 dhe U13 të Klubit “Pashtriku” Has.
Eventi do të mbajë më 28 Janar 2026, në orën 14:00, në ambientet e palestrës pranë Pallatit të Sportit në Has.
Gjatë aktivitetit, drejtuesit e Bordit të Diasporës Hasjane do të zhvillojnë një takim me ekipet, përfaqësuesit e klubit dhe trajnerin Ardian Poga. Takimi do të shfrytëzohet për një njohje më të afërt me situatën aktuale të ekipeve, sfidat që ata përballen dhe potencialet për të ofruar mbështetje edhe më të gjerë, duke kontribuar në ngritjen e nivelit sportiv në rajon.
Diaspora Hasjane e konsideron këtë si një nga nismat shumë të rëndësishme që aktivizojnë të rinjtë dhe ngrejnë lart emrin e Hasit edhe në arenën sportive.
Diaspora Hasjane shprehet e hapur për mediat që të pasqyrojnë këtë event dhe ftojnë gjithashtu edhe përfaqësues të Bashkisë apo aktorë të tjerë të fushës së sportit për të diskutuar më gjerësisht për këtë temë.
Diaspora Hasjane vazhdon të jetë pjesë aktive dhe mbështetëse e zhvillimit të qytetëruar të vendlindjes.
