Në mrekullinë e Londrës, në muajin nëntor 2025, u ngrit zëri i Hasit: kënga dhe vallet tradicionale magjepsën publikun në eventin “Ura e Bashkimit”. Kjo mbrëmje e veçantë, e organizuar me shpirt nga Diaspora Hasjane, u transformua në një festë të vërtetë identiteti. Qendra e saj ishte Ansambli “Pjetër Bogdani” nga Kruma, Has, i cili, megjithë sfidat, ia doli mbanë për ta shpërndarë magjinë e kulturës së lashtë shqiptare.

Gjatë një takimi të fundit me Diasporën Hasjane në Has, Flutura Aliaj, Drejtoreshë e Ansamblit, ka falenderuar të gjithë trupën e artistëve për kontributin e jashtzakonshëm. “Jemi të lumtur që kontributi ynë si Ansambël për të ndihmuar sado pak për mbledhjen e fondeve për karrocat u vlerësua nga Diaspora Hasjane!”- thekson më tej Aliaj.
“Në këtë aktivitet morën pjesë artistët: Selim Ballmi, Hekuran Koka, Egzon Dida, Skender Seli, Përparim Brati, Isuf Dajci, Gëzim Morina, Sabijana Lushi, Deizi Hoxha, Orest Dauti, Skënder Dauti, Fatmir Dibra, Loris Aliaj, Ylli Shuti, Sokol Laçi, Nebi Lusha, Egzon Kastrati, Bylbyl Ahmati, Qamil Ngjeqi, Ismail Quni, Lulzim Brati, Alfred Mariqi, Besmir Fazila.Këtu i përfshiva edhe artistët tanë të Hasit që janë në diasporë, pasi numri i anëtarëve të ansamblit që arritën të vijnë ishte shumë i vogël. Unë i falënderoj shumë këta artistë, të cilët na u bashkuan aty për të plotësuar pjesën e ansamblit, sepse edhe ata kanë qenë pjesë e tij në të kaluarën,” tha Aliaj.

Aliaj vazhdoi duke theksuar se një ndihmë e veçantë i erdhi nga Bylbyl Ahmati dhe orkestra e tij me daulle dhe tupanë, të cilët me ritmet e tyre i dhanë jetë valleve tradicionale dhe e mbushën sallën me energji.
“Falënderoj veçanërisht zotin Bylbyl Ahmati me grupin e orkestrës së tij. Janë ata që luajtën me tupan dhe daulle, dhe na e lehtësuan shumë punën atë ditë me ansamblin, duke na mbështetur me muzikën e tyre,” tha Flutura Aliaj.
Kujtojmë që mbrëmja vazhdoi me një program të pasur artistik, kur nën drejtimin e Flutura Aliaj, skenën e Londrës e pushtuan këngët dhe vallet e moçme të Shqipërisë. Aliaj shprehet e gatshme sëbashku me ekipin e saj që të jenë pjesë e eventeve që lartësojnë emrin e Hasit.
“I falënderoj me gjithë zemër çdokënd që mori pjesë atë ditë, si dhe çdo njeri, kudo që ndodhet në botë, që përkrah trashëgiminë tonë kulturore. Qëllimi ynë është ta vazhdojmë këtë traditë brez pas brezi dhe ta lëmë si trashëgimi për pasardhësit tanë. Shpresoj që në aktivitetet e ardhshme të jemi të kompletuar si ansambël dhe të vijojmë duke i shërbyer komunitetit tonë,” deklaroi ajo.
Publiku u ngrit disa herë në këmbë me duartrokitje e mirënjohje plot emocion, duke dëgjuar interpretime të fuqishme nga artistët e ansamblit, të cilët sollën me vete të gjithë thellësinë dhe pasionin e muzikës popullore.
Shprehu shqetësimin për mungesën e pjesmarrjes së të gjithë artistëve.
“Pjesëmarrja e ansamblit nuk ishte e plotë për shkak të vështirësive me vizat. Siç e dimë të gjithë, procedurat për t’i pajisur të gjithë anëtarët me viza janë komplekse dhe kërkojnë kohë. Nga 50 anëtarët që ka ansambli, atë ditë ishte i pranishëm vetëm një numër shumë i vogël, pikërisht sepse vizat nuk dolën në kohën e duhur.”
Mbrëmja “Ura e Bashkimit” vërtetoi edhe një herë se kultura është lidhja më e fortë midis një kombi dhe diaspora së tij, dhe se arti, në çdo formë, është gjuha universale e bashkimit.


Lista e Anëtarëve të Ansamblit “Pjetër Bogdani” – Krumë, Has
Pjesëmarrës në aktivitetin “Ura e Bashkimit”, Londër
(Organizuar nga Diaspora Hasjane)
Drejtuesja e Ansamblit:
- Flutura ALIAJ
Anëtarët / Muzikantët:
- Selim Ballmi
- Hekuran Koka
- Ekzon Dida
- Skender Seli
- Përparim Brati
- Isuf Dajci
- Gëzim Morina
- Sabijana Lushi
- Deizi Hoxha
- Orest Dauti
- Skënder Dauti
- Fatmir Dibra
- Loris Aliaj
- Ylli Shuti
- Sokol Laçi
- Nebi Lusha
- Egzon Kastrati
- Bylbyl Ahmati
- Qamil Ngjeqi
- Ismail Quni
- Lulzim Brati
- Alfred Mariqi
- Besmir Fazlia

