Author: Diaspora Hasjane

“Solidaritet, kulturë dhe art – bashkë për të ardhmen e komunitetit” LONDËR – Diaspora Hasjane fton të gjithë anëtarët e komunitetit, mbështetësit dhe miqtë në një mbrëmje bamirësie ekskluzive, e cila do të mbahet më 8 maj 2026 në ambientet e restorantit “Illyrian Grill House” në Palmers Green, Londër. Diaspora Hasjane është e përkushtuar të mbështesë komunitetin dhe të kontribuojë për shtresat në nevojë, si shprehje e solidaritetit të sinqertë. Mbrëmja, e titulluar “Së bashku për të ardhmen”, synon të bashkojë komunitetin në një atmosferë të ngrohtë dhe dinjitoze, duke ndërthurur kauzën e bamirësisë me kulturën, artin dhe solidaritetin. Programi i…

Read More

Ing. Avni Dervishi në tryezën e nivelit të lartë: Kullat, aset strategjik dhe shtylla e identitetit territorial! Për të gjithë ata që besojnë se trashëgimia kulturore mund të kthehet në motor zhvillimi, mesazhi nga tryeza e nivelit të lartë “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm” ishte i qartë: rijetëzimi i kullave të Hasit nuk është vetëm një domosdoshmëri për ruajtjen e memories, por një mundësi konkrete për rritjen e turizmit të qëndrueshëm dhe gjallërimin ekonomik të kësaj krahine. Në këtë tryezë të organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, u prezantua një qasje e re zhvillimore për Bashkinë…

Read More

Në kuadër të tryezës së nivelit të lartë “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, anëtari i komisionit të reformës territoriale, Edmond Haxhinasto, theksoi se krahina e Hasit ka identitet të fortë dhe potencial të jashtëzakonshëm, duke e cilësuar të domosdoshme ruajtjen e saj si bashki më vete në reformën e ardhshme. Haxhinasto vlerësoi angazhimin e diasporës dhe të shoqatave të saj, duke shprehur bindjen se kthimi i tyre do të sjellë realizimin e potencialit natyror, minerar, kulturor dhe etnografik që zona zotëron. “Besoj se këta djem të shoqatave të diasporës që…

Read More

Analizë krahasuese sipas censusit të vitit 2023Nga Man Poga, JuristEkspert ligjor (2015–2016) për implementimin e Reformës Administrative Territoriale në Qarkun Kukës – Projekti STAR 1 Në kuadër të tryezës së nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, u paraqit nga Man Poga, Jurist një analizë e hollësishme mbi tre keqkuptime kryesore që rrethojnë bashkinë e Hasit.Këto keqkuptime lidhen me identitetin, popullsinë aktuale dhe kapacitetet njerëzore të kësaj treve. Analiza e mbështetur në të dhënat e Censusit 2023 ka sjellë një qasje profesionale dhe të argumentuar, duke u…

Read More

KETI LUARASI: PËRFSHIRJA E DIASPORËS E DOMOSDOSHME Në kuadër të tryezës së nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, Keti Luarasi, Koordinatore Kombëtare e Projekteve pranë pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), theksoi se reforma territoriale nuk duhet parë thjesht si një proces administrativ, por si një mundësi për të krijuar njësi vendore funksionale dhe më pranë qytetarit. Ajo vuri në dukje se përfshirja e diasporës në këtë proces është e domosdoshme, duke e cilësuar atë si një aktor kyç për zhvillimin e vendit. Sipas saj, diaspora…

Read More

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT konfirmojnë rolin kyç të diasporës në ekonominë shqiptare, duke theksuar se remitancat po arrijnë nivele rekorde dhe po shërbejnë si një shtyllë e rëndësishme mbështetëse për familjet në vendlindje. Sipas bilancit të pagesave, të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën historike prej 1.1 miliardë euro gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 5.9% krahasuar me një vit më parë. Ky rekord vjen në një kontekst ku numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vazhdon të rritet, i nxitur nga vala e re e emigracionit. Fluksi i parave ka pësuar një përshpejtim të dukshëm…

Read More

Në fokus të aktivitetit të organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, me temë “Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”, ka qenë shqetësimi i thellë i diasporës për shpopullimin e rajonit dhe angazhimi për ta frenuar këtë fenomen. Koordinatori i Diasporës Hasjane, Z.Uran Derri, duke folur para një audience të përbërë nga bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, përfaqësues të diasporës, intelektualë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ka theksuar: “Ne, si Diaspora Hasjane, jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë. Nuk dëshirojmë që Hasi të zbrazet apo të dobësohet, sidomos në një kohë kur përballet…

Read More

Një tjetër hap i rëndësishëm në angazhimin diplomatik të Diasporës Hasjane për mbrojtjen e Bashkisë Has është shënuar gjatë një tryeze të nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ku i pranishëm ishte Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sh.T. Nicholas Abbott. Takimi u organizua nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat e komunitetit dhe rëndësinë e ruajtjes së integritetit të Bashkisë Has në procesin e reformës territoriale. Edhe pse nuk mbajti një fjalim të gjatë zyrtar, Ambasadori Abbott bëri përshëndetjen e tij në këtë tryezë ku…

Read More

Ambsadori Britanik shpreh inkurajimin dhe mbështetjen për përpjekjet e komunitetit të Hasit! Në Tiranë u mbajt tryeza e nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane. Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, përfaqësues të diasporës, intelektualë, ekspertë nga fusha të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe qytetarë të angazhuar në të ardhmen e rajonit të Hasit.Tryeza u organizua në vazhdën e nismës së qeverisë për reformën e re territoriale. Në këtë kuadër, intelektualët dhe përfaqësuesit e…

Read More

Të shtunën, më 21 mars 2026, në orën 11:00, në sallën “Balsha” të Hotel Tirana International, do të mbahet aktiviteti i organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, me temë qendrore “Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”. Ky takim pritet të mbledhë përfaqësues të diasporës, intelektualë, ekspertë të fushave të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe qytetarë të interesuar për të ardhmen e rajonit të Hasit. Aktiviteti fillon në orën 11:00 me regjistrimin e pjesëmarrësve, i ndjekur nga hapja zyrtare dhe fjala e moderatorit, i cili do të prezantojë të ftuarit dhe qëllimin e këtij takimi.…

Read More