Author: Diaspora Hasjane
Një tjetër histori suksesi me origjinë shqiptare po shkruhet në futbollin anglez. Armend Muslika, i riu me origjinë nga Hasi i Shqipërisë, ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me Tottenham Hotspur, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez, i cili, përmes një njoftimi zyrtar, ka uruar 17-vjeçarin për këtë arritje: “We’re delighted to announce that Armend Muslika has signed his first professional contract with the Club. Congratulations, Armend.” Rrugëtimi i Muslikës është një histori e punës, talentit dhe përkushtimit. I lindur më 8 mars…
Bilanci pozitiv me 16 fitore dhe ëndrra për kampionatin në Lezhë Djemtë hasjanë vijojnë të shkruajnë një histori të bukur në futbollin e moshave, me rezultate, përkushtim dhe ambicie për të ardhmen. Ekipi i Pashtrikut po shfaq një ecuri të kënaqshme në futbollin e moshave, duke dëshmuar se puna e vazhdueshme, pasioni dhe mbështetja e duhur po japin rezultat. Përtej rezultateve në fushë, ajo që bie në sy është serioziteti me të cilin po punohet për të krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit në Has. Gjatë këtij viti, ekipi ka qenë i federuar me dy grupmosha,…
BASHKIA HAS FITON BETEJËN E REFORMËS TERRITORIALE – PROJEKTLIGJI I PS-SË E RUAN ATË SI NJËSI MË VETE
Mobilizimi historik nga Londra në Tiranë i “Diasporës Hasjane” që mbrojti identitetin e Hasit Socialistët kanë depozituar në Kuvend projektligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46. Por në këtë hartë të re, Bashkia Has nuk zhduket – ajo vazhdon të ekzistojë si njësi më vete, duke i dhënë fund spekulimeve dhe shqetësimeve të muajve të fundit. Projektligji i cili pritet të kalojë në procedurat parlamentare, përcakton qartë ndarjen e re territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas tij, Republika e Shqipërisë do të organizohet në 46 bashki…
Avantazhi i turizmit në zona jo masive – qetësia dhe autenticiteti si pasuri e rrallë Në verilindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Kosovën, shtrihet Hasi, një nga zonat që ruan ende natyrën e paprekur, traditat dhe qetësinë karakteristike të maleve shqiptare. Edhe pse nuk është një destinacion i turizmit masiv, Hasi ofron mundësi për vizitorët që kërkojnë peizazhe natyrore, ecje në natyrë dhe njohje me kulturën lokale. Mali i Pashtrikut Një nga pikat më të njohura të Hasit është Mali i Pashtrikut, i cili ngrihet përgjatë kufirit Shqipëri–Kosovë. Gjatë verës, shpatet e tij mbulohen nga kullota alpine dhe bimësi malore,…
450 fabula, 500 aforizma dhe një dashuri e pashuar për tokën, gjuhën dhe njerëzit e Hasi Në një kohë kur zëri i traditës po zbehet në zhurmën e përditshme, ka ende njerëz që zgjedhin të jenë roje të saj. Një prej tyre është Shkurte Mula, mësuesja e muzikës nga Helshani i Hasit, e cila përmes librit të saj “Fabula të zgjedhura” (i njohur ndryshe edhe si “Fjala”) sjell një kontribut të rrallë për kulturën shqiptare. Ky artikull synon të hedhë dritë mbi këtë vepër dhe figurën e autores, duke analizuar fragmente nga fabulat dhe duke eksploruar rëndësinë e tyre në ruajtjen e trashëgimisë…
Nga suksesi në Cambridge drejt kontributit për vendlindjen Kur një vajzë nga Hasi arrin të trokasë në portat e Universitetit të Kembrixhit, historia e saj nuk është vetëm një arritje personale, por një frymëzim për çdo të ri shqiptar që ëndërron të madhe. Elena Daçi, me përkushtimin dhe pasionin e saj për letërsinë, ka dëshmuar se prejardhja nuk përcakton kufijtë e suksesit, por se puna dhe vullneti janë ata që hapin dyert e botës. “Diaspora Hasjane” me krenari sjell rrugëtimin e saj! Fëmijëria dhe fillesat: Pasioni për leximin Historia e Elenës fillon aty ku fillojnë shumë ëndrra të mëdha: me…
Nënkryetari i “Diasporës Hasjane”, z. Max (Misin) Dajci, ndan vizionin e tij për forcimin e komunitetit, ruajtjen e identitetit hasjan, angazhimin e brezit të ri dhe rolin që diaspora mund të luajë në zhvillimin e Hasit, duke e kthyer solidaritetin në veprime konkrete në shërbim të njerëzve. Pas çdo organizimi të suksesshëm, çdo nisme humanitare dhe çdo aktiviteti që afron hasjanët me njëri-tjetrin, qëndron puna e njerëzve që e shohin shërbimin ndaj komunitetit si mision. Njëri prej tyre është nënkryetari i “Diasporës Hasjane”, z. Max (Misin) Dajci, i cili e konsideron këtë përgjegjësi jo si një detyrë, por si një…
Diaspora Hasjane bashkohet për të ndihmuar Luljeta Muhadrin. Luljeta Muhadri (54 vjeçe) po lufton me kancerin e gjirit. Familja dhe bashkatdhetarët e Diasporës Hasjane bëjnë thirrje për solidaritet masiv për të siguruar trajtimin e specializuar jashtë vendit. Një thirrje prekëse për solidaritet ka mbërritur nga Diaspora Hasjane, e cila ka hapur zemrat për të mbështetur Luljeta Muhadrin, 54 vjeçe, me origjinë nga Kruma dhe nënë e katër fëmijëve, e cila aktualisht po përballet me betejën më të vështirë të jetës së saj – kancerin metastatik të gjirit në fazën e katërt (Stadi IV). Ky diagnozë e rëndë do të thotë…
Në një kohë kur teknologjia zë një pjesë gjithnjë e më të madhe të jetës së fëmijëve, ruajtja e punimeve të dorës dhe e zejeve tradicionale mbetet një sfidë për sistemin arsimor. Megjithatë, në Shkollën 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë, artizanati nuk shihet si një kujtim i së shkuarës, por si një mjet edukimi që lidh traditën me krijimtarinë dhe identitetin kulturor të brezit të ri. Filozofia e shkollës mbështetet në zhvillimin e nxënësve përmes aktiviteteve praktike artistike, duke kultivuar kreativitetin, ndjeshmërinë estetike dhe respektin për trashëgiminë kulturore. Punimet e dorës nuk trajtohen thjesht si aftësi manuale, por si një…
Ilir Brasha nga Diaspora Hasjane: “Është simbol jo vetëm i Hasit, por i gjithë Shqipërisë” Më 28 qershor, fshati Letaj i Hasit u bë epiqendra e një aktiviteti madhështor kushtuar historisë, traditës dhe identitetit kombëtar. Nën organizimin e familjes Kurpali, kulla e tyre, e cila mban mbi supe shekuj luftë, qëndresë dhe atdhedashuri, u hapi dyert për të gjithë ata që duan të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë e pasur të zonës. Në fokus të aktivitetit ishte prezantimi i vlerave historike të kullës, e cila u paraqit para të ftuarve si një simbol i rilindjes dhe kujtesës kombëtare. Avni Dervishi Kurpali…