Author: Diaspora Hasjane
Ilir Brasha i është bashkuar së fundmi Diasporës Hasjane në rolin e koordinatorit, duke sjellë me vete përvojën dhe angazhimin e tij në shërbim të komunitetit hasjan. Duke folur për këtë përgjegjësi të re, Brasha shprehet se e ka pritur ftesën me kënaqësi, vlerësim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, pasi e konsideron Diasporën Hasjane një faktor të rëndësishëm për zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit. Sipas tij, diaspora mbetet një nga shtyllat më të forta të lidhjes së hasjanëve me vendlindjen, jo vetëm në aspektin emocional, por edhe në atë ekonomik dhe shoqëror. “Diaspora Hasjane është shumë e lidhur me Hasin.…
Nxënësja hasjane “bashkon” dy flamuj në një punim artizanal – simbol i miqësisë shqiptaro-britanike Në një nga aktivitetet më prestigjioze diplomatike të organizuara në Shqipëri, “King’s Birthday Party”, e zhvilluar nga Ambasada Britanike në Tiranë në nder të ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, nuk mungoi as përfaqësimi i Diasporës Hasjane, e cila përcolli një mesazh të fortë miqësie, bashkëpunimi dhe lidhjeje të ngushtë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Eventi, i drejtuar nga Ambasadori Britanik Nicholas Abbott, mblodhi personalitete të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik, komuniteteve fetare, biznesit dhe shoqërisë civile, duke konfirmuar edhe një herë…
“Diaspora Hasjane” ka marrë iniciativën për organizimin e një aksioni të gjerë pastrimi në të gjithë territorin e bashkisë Has dhe përgjatë rrugëve nacionale, duke vendosur mjedisin në qendër të vëmendjes së komunitetit. Nën moton “Krenari ta mbash të pastër vendin tënd!”, kjo nismë e drejtuar nga hasjanët që jetojnë jashtë kufijve dhe brenda saj, synon përmirësimin e mjedisit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të hapësirave publike dhe depozitimin e mbetjeve në vendet e përcaktuara. ANGAZHIMI I DIASPORËS, SHEMBULL PËR TË GJITHË Nënkryetari i Diasporës Hasjane, Max (Misin) Dajci, duke folur gjatë aksionit, theksoi rëndësinë e këtij organizimi…
“Diaspora Hasjane” prezanton ekipin drejtues, i cili së fundmi është plotësuar me koordinatorin Ilir Brasha, duke forcuar më tej strukturën organizative dhe bashkëpunimin në shërbim të komunitetit hasjan. “Diaspora Hasjane” vazhdon të ndërtojë dhe forcojë rrjetin e saj të bashkëpunimit, me synimin për të afruar më shumë bashkëatdhetarët hasjanë kudo që ndodhen dhe për të kontribuar në ruajtjen e vlerave, traditave dhe identitetit të krahinës së Hasit. Për të siguruar një funksionim të organizuar dhe efikas, shoqata mbështetet në një strukturë drejtuese të ndërtuar mbi përgjegjësi të qarta dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet anëtarëve të saj. Në krye të Diasporës…
Rajoni i Hasit, i njohur për bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e tij të pasur kulturore, përballet me një sfidë që nuk njeh kufij administrativë: mbeturinat. Por këtë herë, përgjigjja nuk vjen vetëm nga institucionet lokale, por edhe nga ata që jetojnë larg, por zemrën e kanë mbetur aty. Diaspora Hasjane, së bashku me Bashkinë Has, kanë nisur një aksion të përbashkët pastrimi, duke dërguar një mesazh të qartë: pastërtia është krenari, dhe krenaria nuk harrohet. ÇDO LUMË I PASTËR, ÇDO RRUGË PA MBETURINA – NJË THIRRJE PËR PËRGJEGJËSI KOLEKTIVE Nën moton “Krenari ta mbash të pastër vendin tënd!”, aksioni synon…
Në dëgjimin publik me qytetarët e qarkut Kukës, ish-sekretari i Këshillit të Qarkut Bashkim Ngjeçi kërkon fuqizimin e qeverisjes vendore dhe kundërshton çdo ndryshim të ri territorial “T’i thuash një qytetari në Has se sot shihet mundësia e rikthimit të një ndarjeje të ndryshme territoriale, kjo është e papranueshme. Do të thotë t’i rikthesh në reminishencë vuajtjet dhe sakrificat që kanë të bëjnë me komunizmin.” Kështu u shpreh Ing. Bashkim Ngjeçi, aktivist i shoqërisë civile, ish-Drejtor i Programit të Zhvillimit të Qarkut Kukës dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Kukës, gjatë dëgjimit publik të mbajtur me qytetarët e…
Në vijim të dëgjesave publike të Komisionit Parlamentar për Reformën Administrative Territoriale, një zë i veçantë erdhi nga studiuesi dhe antropologu i njohur, Dr. Nexhat Çoçajaj, i cili vjen nga Hasi i Kosovës. Me argumente historike, demografike dhe kulturore, ai kërkoi nga komisioneri të kuptojë specifikën e Hasit si një hapësirë unike etnike, e cila shtrihet në të dy anët e kufirit shqiptaro-kosovar. Popullimi i Hasit, pasojë e luftës në Kosovë Dr. Çoçaj nënvizoi se shkak kryesor i çpopullimit të zonës ka qenë lufeta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Duke filluar nga Pogaj e deri në Letaj, nuk pati pëllëmbë…
Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi të martën dëgjesën publike me qytetarë në Kukës, ku një nga zërat që bëri përshtypje ishte ai i Ilir Brashës, banues nga fshati Helshan i bashkisë së Hasit. Brasha, analist i politikave publike ekonomike dhe kandidat për doktor shkencave pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, ngriti zërin për të drejtat dhe nevojat e bashkisë së tij, duke ofruar një analizë të detajuar mbi situatën e qeverisjes vendore në Shqipëri. Analisti ekonomik evidentoi dy probleme themelore: Numri i vogël i popullsisë – Sipas Brashës, ky nuk duhet të jetë kriter për likuidimin e një bashkie.…
Uran Derri: “Nëse preket ekzistenca, nuk mund ta quajmë as dëgjesë” Dëgjesa publike e Komisionit të Reformës Territoriale në Kukës mblodhi jo vetëm banorë vendas, por edhe përfaqësues të shumtë të “Diasporës Hasjane”, të cilët po ndjekin me shqetësim dhe interes hap pas hapi çdo lëvizje që vjen nga Tirana për ndryshimin e hartës së pushtetit vendor. Në sallë, pranë bashkëkryetarëve të komisionit, z. Arbajn Mazniku (PS) dhe z. Luçano Boçi (PD), u dëgjua qartë zëri i bashkatdhetarëve nga Hasi – brenda dhe jashtë Shqipërisë. Uran Derri, koordinator i “Diasporës Hasjane”: Qëndrim i prerë përpara komisionit! Një nga ndërhyrjet më…
Mbarë komuniteti kundërshton çdo ndryshim territorial. Zëri më i ashpër dhe më i qartë kundër ndryshimeve erdhi nga Hasi ! Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi të martën, më 26 maj, dëgjesën publike në Kukës, ku përfaqësues të qeverisë dhe opozitës parashtruan qasjet e tyre për një reformë të re, ndërsa qytetarët e pranishëm kundërshtuan fuqishëm çdo ndryshim që cenon bashkitë ekzistuese. Çfarë tha politika… Z. Arbajn Mazniku (PS), bashkëkryetar i komisionit, parashtroi disa argumenta duke u mbështetur në të dhënat financiare: në Kukës mblidhen 3.241 lekë për frymë në vit nga taksat vendore (pesë herë më pak se mesatarja), në Has vetëm…