Author: Diaspora Hasjane
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sh.T. Nicholas Abbott, ka zhvilluar një takim në bashkinë e Hasit me autoritetet e pushtetit vendor, ku i pranishëm ishte edhe Koordinatori i Diasporës “Hasjane”, Uran Derri. Kjo vizitë përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në turin e ambasadës në veri të vendit, pas ndalesave të mëparshme në Kukës dhe Tropojë. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Abbott vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm që rajoni i Hasit ofron për t’u zhvilluar më tej, në sajë të pasurive natyrore që zotëron. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e diplomatit britanik ishte roli i veçantë i “Diasporës Hasjane”.…
Në një proces gjyqësor të zhvilluar në Brooklyn, New York, avokati shqiptar Ylber Albert Dauti përfaqësoi me sukses një qytetar shqiptaro-amerikan, duke siguruar një dëmshpërblim rekord prej 11.8 milionë dollarësh — një vendim që konsiderohet ndër rastet më të rralla në drejtësinë amerikane dhe që në terminologjinë juridike njihet si “nuclear verdict”. Ky sukses merr një domethënie edhe më të veçantë për faktin se avokati Dauti është me origjinë nga treva e Hasit, një zonë që ndër vite ka nxjerrë figura të spikatura në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Përmes profesionalizmit, argumentimit ligjor dhe përballjes me një proces…
Në një shkrim të rrallë personal për revistën prestigjioze britanike “The Spectator”, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, rrëfen rrugëtimin e tij prej 17-vjeçari që mbërriti i fshehur në një kamion, deri në krye të diplomacisë shqiptare në Londër. Ferizi kritikon ashpër sistemin e vizave që e bën pothuajse të pamundur hyrjen ligjore të shqiptarëve, duke i shtyrë ata në duart e trafikantëve dhe në burg. Ai kujton mikpritjen historike shqiptare ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit, por paralajmëron se retorika e përditshme kundër shqiptarëve po dëmton imazhin e vetë Britanisë. “Kjo është një politikë që krijon problemin që…
Më 8 maj 2026, në ambientet elegante të “Illyrian Grill House” në Londër, u zhvillua një nga ngjarjet më emocionuese dhe më kuptimplota të komunitetit hasjan në Britani – Mbrëmja e Bamirësisë e Diasporës Hasjane, e cila shënoi njëkohësisht një vit nga themelimi i kësaj diasporë aktive dhe të bashkuar. Hapja zyrtare e mbrëmjes iu besua Kryetarit të “Diasporës Hasjane” Shefqet Krajës, ndërsa fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Sokol Cahani, i cili përmes një prezantimi të pasur me përshkrime, foto dhe video, solli në vëmendje momente kyçe të rrugëtimit të Diasporës Hasjane. Prej themelimit të saj, thirrjes për bashkim…
Trajneri Ardian Poga: “Jemi i vetmi qytet në Shqipëri pa stadium, por “Diaspora Hasjane” po na e ndryshon të ardhmen” Në rrëzë të maleve të Pashtrikut, ku era ende pëshpërit emra të spikatur futbollistësh dhe ku çdo fëmijë është rritur duke ndjekur topin pas shkollës, sot po shkruhet një histori që shpreson të kapërcejë dekada mungesash dhe sakrificash. Për herë të parë pas shumë vitesh, hasjanët nuk po flasin më vetëm për kampionët që ikën, por për fushën që po vjen. Klubi “Pashtriku” i Hasit, i cili prej vitesh mban mbi supe shpresën e futbollit në këtë trevë të harruar…
“Abbott: Reforma territoriale duhet bërë hapur, pa manovra taktike – ndryshe rrezikohen marrëdhëniet” Në një bisedë të gjatë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ambasadori britanik në Tiranë, Sh.T. Nicholas Abbott, ka folur hapur për herë të parë në lidhje me shqetësimin e komunitetit të Hasit lidhur me reformën territoriale. Gjatë intervistës me Andrea Dangllin, Abbott rrëfeu një takim të veçantë: “Ajo çfarë më bëri përshtypje, duke ju kthyer tek pyetja juaj, është reflektimi i ngushtësisë së marrëdhënieve që kemi dhe ju keni një grup të tillë që janë të mirë-themeluar si biznesmenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe…
Fusha e futbollit “Pashtriku”, Këndi i lojërave dhe Parku i Hasit, Muzeu etno-historik i Krumës – tre projekte strategjike. Në kuadër të finalizimit të vitit të parë të themelimit të “Diasporës Hasjane”, që nga 29 maji 2025, komuniteti hasjan në Londër u mblodh në një mbrëmje të veçantë te restoranti Illyrian Grill House. Në këtë atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, u lajmëruan edhe projektet e rëndësishme që do të jenë në të mirë të komunitetit hasjan, duke prekur fusha mjaft të rëndësishme të zhvillimit lokal dhe kulturor. Për sa i përket strukturës financiare dhe koordinimit, në rolin e njërit…
Vlerësimi u dha nga IOM dhe Qeveria Britanike për iniciativat në mbështetje të migrantëve dhe diasporës Bashkia Has është vlerësuar me vendin e tretë në kuadër të konkursit “Nismat me ndikim pozitiv në komunitet”, për iniciativat e saj në mbështetje të migrantëve, angazhimit të diasporës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik e social në nivel vendor. Ky vlerësim erdhi në një aktivitet të organizuar me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM), ku morën pjesë të 61 bashkitë e vendit për të prezantuar praktikat dhe modelet më të mira në fuqizimin e…
NJË FESTIVAL QË KTHEN HASIN NË QENDËR TË BASHKIMIT KULTUROR SHQIPTAR Festivali tradicional “Hasi Jehon” në edicionin e tij të 37-të është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore mbarëkombëtare, duke mbledhur artistë, përfaqësues institucionalë dhe mbi të gjitha një pjesëmarrje të gjerë të diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës.Atmosfera e festivalit është karakterizuar nga bashkimi kulturor, rikthimi i mërgatës në vendlindje dhe ruajtja e fortë e identitetit kombëtar përmes folklorit dhe traditës. Një rol qendror në këtë edicion ka pasur Diaspora Hasjane, e cila është kthyer masivisht për të marrë pjesë në festival dhe për…
Haziz Hodaj: Vlerësime edhe për pjesëmarrjen dhe lidhjen me diasporën hasjane Festivali tradicional “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe folklorit shqiptar, ka zhvilluar edicionin e tij të 37-të me një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Drejtori i Përgjithshëm i festivalit, Haziz Hodaj, ka dhënë një intervistë për Diasporën Hasjane ku ka sqaruar në detaje organizimin, përmbajtjen artistike dhe rëndësinë e këtij festivali që ka kaluar tashmë gjysmë shekulli jetë. Në këtë edicion kanë marrë pjesë 22 ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare. Pjesëmarrësit kanë ardhur…