Author: Diaspora Hasjane

KETI LUARASI: PËRFSHIRJA E DIASPORËS E DOMOSDOSHME Në kuadër të tryezës së nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, Keti Luarasi, Koordinatore Kombëtare e Projekteve pranë pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), theksoi se reforma territoriale nuk duhet parë thjesht si një proces administrativ, por si një mundësi për të krijuar njësi vendore funksionale dhe më pranë qytetarit. Ajo vuri në dukje se përfshirja e diasporës në këtë proces është e domosdoshme, duke e cilësuar atë si një aktor kyç për zhvillimin e vendit. Sipas saj, diaspora…

Read More

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT konfirmojnë rolin kyç të diasporës në ekonominë shqiptare, duke theksuar se remitancat po arrijnë nivele rekorde dhe po shërbejnë si një shtyllë e rëndësishme mbështetëse për familjet në vendlindje. Sipas bilancit të pagesave, të ardhurat nga emigrantët shënuan vlerën historike prej 1.1 miliardë euro gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 5.9% krahasuar me një vit më parë. Ky rekord vjen në një kontekst ku numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vazhdon të rritet, i nxitur nga vala e re e emigracionit. Fluksi i parave ka pësuar një përshpejtim të dukshëm…

Read More

Në fokus të aktivitetit të organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, me temë “Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”, ka qenë shqetësimi i thellë i diasporës për shpopullimin e rajonit dhe angazhimi për ta frenuar këtë fenomen. Koordinatori i Diasporës Hasjane, Z.Uran Derri, duke folur para një audience të përbërë nga bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, përfaqësues të diasporës, intelektualë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ka theksuar: “Ne, si Diaspora Hasjane, jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë. Nuk dëshirojmë që Hasi të zbrazet apo të dobësohet, sidomos në një kohë kur përballet…

Read More

Një tjetër hap i rëndësishëm në angazhimin diplomatik të Diasporës Hasjane për mbrojtjen e Bashkisë Has është shënuar gjatë një tryeze të nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ku i pranishëm ishte Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sh.T. Nicholas Abbott. Takimi u organizua nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat e komunitetit dhe rëndësinë e ruajtjes së integritetit të Bashkisë Has në procesin e reformës territoriale. Edhe pse nuk mbajti një fjalim të gjatë zyrtar, Ambasadori Abbott bëri përshëndetjen e tij në këtë tryezë ku…

Read More

Ambsadori Britanik shpreh inkurajimin dhe mbështetjen për përpjekjet e komunitetit të Hasit! Në Tiranë u mbajt tryeza e nivelit të lartë me temën “Qeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane. Në këtë aktivitet morën pjesë bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, përfaqësues të diasporës, intelektualë, ekspertë nga fusha të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe qytetarë të angazhuar në të ardhmen e rajonit të Hasit.Tryeza u organizua në vazhdën e nismës së qeverisë për reformën e re territoriale. Në këtë kuadër, intelektualët dhe përfaqësuesit e…

Read More

Të shtunën, më 21 mars 2026, në orën 11:00, në sallën “Balsha” të Hotel Tirana International, do të mbahet aktiviteti i organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Hasi” dhe Diaspora Hasjane, me temë qendrore “Vetëqeverisje lokale për zhvillim të qëndrueshëm”. Ky takim pritet të mbledhë përfaqësues të diasporës, intelektualë, ekspertë të fushave të ndryshme, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe qytetarë të interesuar për të ardhmen e rajonit të Hasit. Aktiviteti fillon në orën 11:00 me regjistrimin e pjesëmarrësve, i ndjekur nga hapja zyrtare dhe fjala e moderatorit, i cili do të prezantojë të ftuarit dhe qëllimin e këtij takimi.…

Read More

Në Ditën e Mësuesit, 7 Mars, gjimnazi më verior i Shqipërisë shkëlqen me kushte bashkëkohore, duke u radhitur ndër 10 shkollat më të mira në vend Në zemër të qytetit të Krumës, gjimnazi “Skënderbeu” qëndron sot si një simbol i transformimit të arsimit shqiptar. Pikërisht në 7 Mars, kur i gjithë kombi nderon sakrificën e mësuesve dhe kujton hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 1887, ky institucion arsimor në Has feston një rilindje të veten: një rikonstruksion të plotë që i ka dhënë shkollës fytyrën e një qendre moderne evropiane. Pas më shumë se 25 vitesh pa…

Read More

Duke ngritur zërin për një nga zonat më premtuese, por të pashfrytëzuara sa duhet të Qarkut të Kukësit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për këtë qark, Eduard Shalsi, ka sjellë në vëmendje të Kuvendit dhe qeverisë shqiptare shqetësimet e banorëve të Hasit. Gjatë seancës parlamentare, Shalsi theksoi se Hasi, me një ekonomi që mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, ka nevojë urgjente për ndërhyrje konkrete për të zhbllokuar potencialin e tij të madh. Një nga pikat kryesore të fjalës së tij ishte kërkesa për vëmendje ndaj rezervuarëve ujitës në Has. Shalsi bëri me dije se është informuar për miratimin e…

Read More

“Bashkia Has nuk është statistikë, është komunitet i gjallë” Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit, Isuf Çela, ka mbajtur një fjalim në parlament, duke I bërë jehonë e shqetësimit të thellë të Diasporës Hasjane lidhur me ndarjen e re territoriale, e cila parashikon zhdukjen e Bashkisë Has nga harta administrative e vendit. Në një atmosferë të tensionuar politike, ku debati për reformën territoriale po merr përmasa të gjera, deputeti Çela ka zgjedhur të jetë zëri i shqetësimit të mijëra hasjanëve të shpërndarë nëpër botë. Ai theksoi se vëmendja e diasporës nuk është rastësore, por një tregues i lidhjes…

Read More

Në vazhdën e përkushtimit të saj për përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara në Has, “Diaspora Hasjane” ka realizuar edhe një dorëzim tjetër të rëndësishëm pajisjesh. Më datë 24 shkurt, në kuadër të projektit të nisur me fondet e mbledhura më 30 nëntor 2025, është pajisur një tjetër anëtar i komunitetit hasjan me nevoja specifike. Përfituesit i është dorëzuar një karrocë speciale e përshtatur sipas kushteve dhe nevojave të tij shëndetësore, si dhe një vinç elektrik që mundëson lëvizjen nga krevati në karrocë dhe anasjelltas. Kjo pajisje do të lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme jo…

Read More