Author: Diaspora Hasjane
Njoftim! “Diaspora Hasjane” me zemërgjerësi dhe përgjegjësi shoqërore njofton se do të dhurojë pajisje të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Hasit. Konkretisht do të dhurohen 24 mjete të tilla si karroca me palosje, krevate, dhe motorrë që synojnë të lehtësojnë jetën e përditshme të këtij komuniteti që ka nevojë për përkrahje. Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet: Në këtë event do të marrin pjesë: Diaspora Hasjane e konsideron këtë vepër një nga angazhimet më të domosdoshme ndaj komunitetit në nevojë të vendlindjes. Eventi është i hapur edhe për mediat për të përcjellë këtë akt solidariteti të…
Njoftim! Diaspora Hasjane mbështet Klubin e Futbollit “Pashtriku” Has Diaspora Hasjane shpreh angazhimin e plotë për të ndihmuar dhe nxitur zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit, në qendrën e Hasit. Në kuadër të këtij përkushtimi, do të shpërndahen uniforma dhe mjete sportive për ekipet e futbollit të grupmoshave U11 dhe U13 të Klubit “Pashtriku” Has. Eventi do të mbajë më 28 Janar 2026, në orën 14:00, në ambientet e palestrës pranë Pallatit të Sportit në Has. Gjatë aktivitetit, drejtuesit e Bordit të Diasporës Hasjane do të zhvillojnë një takim me ekipet, përfaqësuesit e klubit dhe trajnerin Ardian Poga. Takimi do të…
Masakra e Reçakut, e kryer më 15 janar 1999, nuk është thjesht një datë historike. Ajo është një simbol i thellë i brutalitetit sistematik dhe një kthese vendimtare në historinë e Kosovës dhe të rajonit. Përkujtimi i saj nuk është vetëm një akt nderimi për 45 viktimat e pafajshme, por një detyrim moral dhe historik për të mësuar nga e kaluara dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë. 1. Një Kthesë Vendimtare në Historinë NdërkombëtareMasakra e Reçakut vuri botën përballë realitetit të papritur të krimeve kundër njerëzimit që po ndodhnin në Kosovë. Vizita e ambasadorit amerikan William Walker…
Si pasojë të reshjeve intensive të shirave të fundit, Bashkia Has përballoi sfida të konsiderueshme në infrastrukturë. Sipas një vlerësimi, janë vërejtur dëmtime në afërsisht 90% të rrugëve rurale dhe të kanaleve vaditëse, si dhe tek disa ura kalimi. Gjithashtu, u raportuan dëmtime në 5 diga rezervuarësh, në disa ndërtesa banimi, si dhe rreshqitje toke dhe dëmtime në disa sipërfaqe bujqësore. Duke vepruar me shpejtësi dhe përgjegjësi, situata u menaxhua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive nga struktura e Bashkisë Has. Nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe nën koordinimin e Drejtorit Operacional, njoftohet se u mobilizua i gjithë stafi komunitar…
Një premtim i vjetër për banorët e zonës ka marrë më në fund formë konkrete. Ndërtimi i urës që lidh Zahrishtin me Pukaj Zahrishtin është përfunduar dhe është gati për t’u vënë në shërbim. Kjo është një lidhje jetike që shpresohet se do të transformojë jetën e përditshme dhe potencialin ekonomik të gjithë zonës. Rëndësia kryesore e kësaj ure qëndron pikërisht në shmangien e vështirësive. Për vite me radhë, lidhja e drejtpërdrejtë dhe e sigurt midis dy këtyre pikave ka qenë një dëshirë e thellë e banorëve, e cila tani është bërë realitet. Ky hap nuk thjesht kursyon kohë në…
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit, e konsideruar si një prej pasurive etnografike të Kosovës, duket se ka nisur udhëtimin drejt UNESCO-s, si një prej veshjeve unike të trevave shqiptare. Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” në Prizren sapo ka nisur përpjekjet duke mbledhur materialet të cilat argumentojnë veçoritë e kësaj veshjeje për të qenë pjesë e UNESCO-s. “Kjo do të ishte kulminacioni i këtij angazhimi, këtij koloriti të veshjes hasjane. Pse jo kjo veshje të mos zë vend në një kënd të UNESCO”, thotë Haziz Hodaj, Kryetar i SHKA “Malësori” Prizren. Është pikërisht shoqëria kulturore artistike “Malësori” në Prizren që ka…
Me pritshmëri të lartë për përmirësime të reja dhe një angazhim të përbashkët, ishte ky mesazhi i kryetarit të bashkisë së Hasit, Miftar Dauti me rastin e festave të fundvitit. Në shprehjet e tij për festat, kryetari vuri në pah punën e bërë gjatë vitit 2025 dhe hodhi themelet e pritshmërive për 12 muajt që vijnë. Në mesazhin e drejtuar komunitetit, kryetari Dauti vlerësoi se gjatë vitit që po mbaron, administrata e tij “bëri gjithçka në kapacitetet e saj” për të shërbyur qytetarët dhe për të realizuar projekte që ai i quan “të rëndësishme për Hasin”. Ai theksoi se angazhimi…
Viti 2025 do të kujtohet si viti kur Diaspora Hasjane kaloi nga një projekt në një forcë të organizuar dhe plotësisht operacionale. Një udhëtim i shpejtë por i përqendruar, që filloi me një vizion dhe kulmoi me takime historike, duke e vënë Hasin në hartën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit lokal. Themelimi i “Diasporës Hasjane” nuk ishte thjesht krijimi i një faqeje në rrjetet sociale, por lindja e një platforme identiteti. Që në nisje përmes një reportazhi në ekranin kombëtar, TV Klan, komuniteti hasjan në të katër anët e botës pa, dëgjoi dhe njohu themelimin dhe nismën si pasqyrën e…
Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, ka shprehur gatishmërinë e plotë të institucionit që drejton për të mbështetur dhe për të qenë partner strategjik i “Diasporws Hasiane”. Në një fjalim të mbajtur gjatë një aktiviteti festiv në Londër, ku u mblodh komuniteti hasjan në Britaninë e Madhe, z. Dauti vuri në pah rëndësinë e bashkimit dhe kontributit të diasporës. “Ju garantoj dhe ju premtoj që çdo nismë e juaj, mua si kryetar bashkie dhe administratën time, do na keni partner dhe mbështetës për të gjitha ato projekte që shoqata ‘Diaspora Hasiane’ do ndërmarrë,” deklaroi kryetari Dauti. Ai theksoi se…
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, thekson Forcën e Diasporës Hasjane. Në aktivitetin e organizuar nga komuniteti hasjan në Britani, “The Bridge of Unity” (Ura e Bashkimit) me rastin e festave të Nëntorit, Ambasadori Kapiti theksoi rrugën e gjatë dhe simbolin e flamurit. “Ne e themi dhe kujtojmë kohën kur këtë flamur, që sot vihet përballë gjithë botës, e mbanin në shtëpi. Sot, ai valvitet kudo ku ka shqiptarë,”. Ai vuri në dukje se ky është një manifestim i përparimit kolektiv. Kapiti u kthye me mirënjohje të thellë ndaj bujarisë së gjithë shqiptarëve, veçanërisht në momentet e…