Hasi dikur ishte një ndër zonat më të varfra në vend, por falë emigracionit prej një dekade po merr frymë ekonomikisht. Në këtë qytet kanë mbetur pak banorë, kryesisht çifte e të moshuarish. Të rinjtë janë larguar drejt Britanisë së Madhe, jetojnë e punojnë atje dhe të ardhurat i investojnë në familjet e tyre në Has.
“Jashtë shteti i kam në Angli, në Gjermani kanë punuar, jemi rehat”- shprehet nje nga banoret.
“Faleminderit prej atyre të gjithë emigrantëve qenë nga Hasi kanë punuar shumë mirë, na kanë ndihmuar, por edhe disa kanë edhe problem me letra. Letrat nuk i kan nuk jep shteti anglez shteti gjerman nuk është problem shumë problem unë nuk e di tash mund të kthehen me kalimin e kohës, po nuk jam i sigurtë”. – thote nje tjeter banor.
Shpesh Hasi është vënë në qendër të vëmendjes së mediave prestigjioze ndërkombëtare për numrin e lartë të emigrantëve dhe lidhjen me Britaninë e Madhe, simbolet e të cilës ishe të ndërthurura me ato shqiptare në sheshe, lokale, shtëpitë e hasianëve.
Burimi Abc News Albania
