Author: Diaspora Hasjane

Një tryezë e rëndësishme diskutimi për të ardhmen e Bashkisë Has do të mbahet më 21 shkurt, në orën 12:00, në ambientet e Pallatit të Sportit të shkollës Krumë, në Has. Nismëtarë të kësaj iniciative janë Diaspora Hasjane dhe Shoqata Kulturore Atdhetare Hasi, të cilët kanë bashkuar forcat për të ngritur zërin kundër ndarjes së re territoriale që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie. Në këtë takim do të jenë të pranishëm historianë, intelektualë dhe studiues të cilët do të sjellin fakte dhe argumente historike mbi ekzistencën dhe vijimësinë e Hasit si njësi administrative e pandarë. Qëllimi është grumbullimi i të…

Read More

Përfaqësues të komunitetit të fuqishëm të Diasporës Hasjane në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Dr. Uran Ferizi, ku në qendër të vëmendjes ishte shqetësimi i thellë për ndarjen e mundshme të Hasit në disa njësi të reja administrative, sipas ndryshimeve të reformës territoriale. Në këtë takim, ku morën pjesë figura të njohura të Diasporës Hasjane si Shefqet Kraja, Ilir Nabolli, Mentor Bokçiu, Misin Dajçi, Ermal Karakushi, Fatmir Kastrati, Mustaf Ahmati dhe Alfred Ferizolli, u theksua me forcë nevoja për ruajtjen e bashkisë Has si një entitet i vetëm dhe i pandarë.…

Read More

Pas tubimit të mbajtur një ditë më parë në Londër, Diaspora Hasjane nga e gjitha bota ka dalë me një qëndrim drejtuar autoriteteve Shqiptare për mbrojtjen dhe ekzistencën e Bashkisë Has. Diaspora Hasjane i drejtohet unanimisht Qeverisë së Shqipërisë, Komisionit te Reformes territoriale dhe zgjedhore si dhe opozitës shqiptare. Ne, bijtë dhe bijat e Hasit që jetojmë dhe punojmë në diasporë, në Evropë, Amerikë dhe kudo në botë, ndiejmë detyrimin moral dhe qytetar të ngremë zërin për vendlindjen tonë. Edhe pse fizikisht larg, ne nuk jemi kurrë larg shpirtërisht nga Hasi. Nuk e lamë Hasin me dëshirë; u detyruam nga…

Read More

Një valë reagimesh dhe një thirrje urgjente për bashkim ka filluar të përhapet në mbarë rrjetet e Diasporës Hasjane, pasi u konfirmua zyrtarisht një propozim për shkrirjen e Bashkisë së Hasit. Në qendër të kësaj lëvizjeje është një thirrje e hapur për një tubim masiv që do të mbahet në Londër të dielën, 8 Shkurt 2026, duke nisur kështu një reagim dhe një koordinim global të komunitetit. Takimi do të zhvillohet në adresën  112 Brooker Rd, Waltham Abbey EN9 1JH, United Kingdom, nga ora 16:30 deri në 18:30. Thirrja për këtë tubim është bërë publike pas një serie takimesh që…

Read More

Strategjia e Parë e Veprimit nga Komuniteti Hasjan në të Gjithë Botën Të gjithë Hasjanët e shpërndarë nëpër botë, nga qytetet e Evropës deri në Amerikë, janë duke ndjekur me shqetësim të thellë diskutimet publike që po zhvillohen në lidhje me mundësinë e shkrirjes së Bashkisë Has. Diaspora Hasjane, në një reagim të koordinuar dhe të matur, po nis hapat e parë organizativë për të mbrojtur ekzistencën dhe integritetin e Bashkisë Has. Ky është një angazhim konstruktiv dhe ligjor për të garantuar që çdo vendim i ardhshëm të bazohet në analizë të plotë dhe në respektimin e të drejtave të…

Read More

Në mrekullinë e Londrës, në muajin nëntor 2025, u ngrit zëri i Hasit: kënga dhe vallet tradicionale magjepsën publikun në eventin “Ura e Bashkimit”. Kjo mbrëmje e veçantë, e organizuar me shpirt nga Diaspora Hasjane, u transformua në një festë të vërtetë identiteti. Qendra e saj ishte Ansambli “Pjetër Bogdani” nga Kruma, Has, i cili, megjithë sfidat, ia doli mbanë për ta shpërndarë magjinë e kulturës së lashtë shqiptare. Gjatë një takimi të fundit me Diasporën Hasjane në Has, Flutura Aliaj, Drejtoreshë e Ansamblit, ka falenderuar të gjithë trupën e artistëve për kontributin e jashtzakonshëm. “Jemi të lumtur që kontributi…

Read More

Përfaqësues të Diasporës Hasjane me iniciativën e z. Ermal Karakushi, zhvilluan një takim zyrtar me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për zhvillimin dhe promovimin e krahinës së Hasit. Gjatë takimit, një nga temat kryesore ishte fusha e futbollit në Has, e cila u konsiderua si një investim i domosdoshëm për të rinjtë dhe për zhvillimin e sportit në zonë. Përfaqësuesit e diasporës theksuan nevojën për përmirësimin e infrastrukturës sportive, duke e parë atë si një element kyç për aktivizimin e të rinjve dhe largimin e tyre nga fenomenet…

Read More

Premtohet lobim i mëtejshëm për realizimin e kushteve sportive në Has Në kuadër të vizitës së fundit në Has, përfaqësues të Bordit Drejtues të Diasporës Hasjane zhvilluan një takim me ekipet e futbollit të grupmoshave U11 dhe U13 të Klubit “Pashtriku”. Gjatë takimit, ata vëzhguan nga afër performancën e futbollistëve të rinj, të cilët vunë në shfaqje uniformat e reja sportive, të sponsorizuara nga Diaspora Hasjane. Me një kontribut financiar prej 4500 euro, Diaspora Hasjane ka mundësuar blerjen e veshjeve të stinëve të ndryshme dhe të mjeteve sportive thelbësore për zhvillimin normal të aktiviteteve të ekipeve. Në sytë e të…

Read More

Gjatë aktivitetit të dorëzimit të 25 mjeteve për personat me aftësi të kufizuara në Has nga “Diaspora Hasjane”, u mbajt edhe një tryezë diskutimi me të gjitha palët. Të pranishëm ishin kryetari i Diasporës Hasjane, z. Shefqet Kraja, dhe anëtarë të tjerë si Mentor Bokçiu, z. Edmir Dida, z. Misin Dajçi, Ermal Karakushi, Uran Derri, Sokol Laçi, Fatmir Kastrati dhe Mustafa Ahmati.Gjithashtu, të pranishëm në tryezën e diskutimit ishin Nazlie Laçi, sekretare e përgjithshme e Bashkisë Has, Liman Morina, drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Arberie Rada, drejtoreshe e Mbrojtjes Civile, Lordian Jupa, drejtor i shërbimit…

Read More

Falë kontributeve financiare të anëtarëve të “Diasporës Hasjane”, janë blerë dhe dorëzuar autoriteteve lokale 25 pajisje për personat me aftësi të kufizuara në Has. Konkretisht 19 karroca elektrike, 2 krevate dhe 4 motorra elektrikë. Ky projekt u bë i mundur falë grumbullimit të fondeve nga “Diaspora Hasjane” në eventin e fundit në Londër më 30 Nëntor, ku u mblodhën në total 16,835 paund. Nga këto, 14,100 paund u shpërndanë për mjetet e personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, u dhanë 4,500 euro sponsor nga bordi drejtues i Diasporës Hasjane për uniforma dhe mjete sportive për ekipet e futbollit të grupmoshave U11…

Read More