Njoftim!
“Diaspora Hasjane” me zemërgjerësi dhe përgjegjësi shoqërore njofton se do të dhurojë pajisje të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Hasit. Konkretisht do të dhurohen 24 mjete të tilla si karroca me palosje, krevate, dhe motorrë që synojnë të lehtësojnë jetën e përditshme të këtij komuniteti që ka nevojë për përkrahje.
Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet:
- Ditën: E mërkurë
- Data: 28 Janar 2025
- Vendi: Holli i Pallatit të Kulturës, Has
- Ora: 10:00
Në këtë event do të marrin pjesë:
- Përfaqësues të Bordit Drejtues të Diasporës Hasjane
- Drejtues të Bashkisë së Hasit
- Autoritete të tjera lokale dhe të ftuar të veçantë
Diaspora Hasjane e konsideron këtë vepër një nga angazhimet më të domosdoshme ndaj komunitetit në nevojë të vendlindjes.
Eventi është i hapur edhe për mediat për të përcjellë këtë akt solidariteti të Diasporës Hasjane.
