Author: Diaspora Hasjane

Në Ditën e Mësuesit, 7 Mars, gjimnazi më verior i Shqipërisë shkëlqen me kushte bashkëkohore, duke u radhitur ndër 10 shkollat më të mira në vend Në zemër të qytetit të Krumës, gjimnazi “Skënderbeu” qëndron sot si një simbol i transformimit të arsimit shqiptar. Pikërisht në 7 Mars, kur i gjithë kombi nderon sakrificën e mësuesve dhe kujton hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 1887, ky institucion arsimor në Has feston një rilindje të veten: një rikonstruksion të plotë që i ka dhënë shkollës fytyrën e një qendre moderne evropiane. Pas më shumë se 25 vitesh pa…

Read More

Duke ngritur zërin për një nga zonat më premtuese, por të pashfrytëzuara sa duhet të Qarkut të Kukësit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për këtë qark, Eduard Shalsi, ka sjellë në vëmendje të Kuvendit dhe qeverisë shqiptare shqetësimet e banorëve të Hasit. Gjatë seancës parlamentare, Shalsi theksoi se Hasi, me një ekonomi që mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, ka nevojë urgjente për ndërhyrje konkrete për të zhbllokuar potencialin e tij të madh. Një nga pikat kryesore të fjalës së tij ishte kërkesa për vëmendje ndaj rezervuarëve ujitës në Has. Shalsi bëri me dije se është informuar për miratimin e…

Read More

“Bashkia Has nuk është statistikë, është komunitet i gjallë” Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit, Isuf Çela, ka mbajtur një fjalim në parlament, duke I bërë jehonë e shqetësimit të thellë të Diasporës Hasjane lidhur me ndarjen e re territoriale, e cila parashikon zhdukjen e Bashkisë Has nga harta administrative e vendit. Në një atmosferë të tensionuar politike, ku debati për reformën territoriale po merr përmasa të gjera, deputeti Çela ka zgjedhur të jetë zëri i shqetësimit të mijëra hasjanëve të shpërndarë nëpër botë. Ai theksoi se vëmendja e diasporës nuk është rastësore, por një tregues i lidhjes…

Read More

Në vazhdën e përkushtimit të saj për përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara në Has, “Diaspora Hasjane” ka realizuar edhe një dorëzim tjetër të rëndësishëm pajisjesh. Më datë 24 shkurt, në kuadër të projektit të nisur me fondet e mbledhura më 30 nëntor 2025, është pajisur një tjetër anëtar i komunitetit hasjan me nevoja specifike. Përfituesit i është dorëzuar një karrocë speciale e përshtatur sipas kushteve dhe nevojave të tij shëndetësore, si dhe një vinç elektrik që mundëson lëvizjen nga krevati në karrocë dhe anasjelltas. Kjo pajisje do të lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme jo…

Read More

Me zërin e tij të mrekullueshëm tërheq menjëherë vemendjen. Po flasim për të riun Albin Koka, pjesë e Ansamblit “Pjetër Bogdani”. Në një takim të zhvilluar së fundmi me përfaqësues të Diasporës Hasjane, Albini rrëmbeu zemrat me këngën më të fundit që interpretoi dedikuar Hasit dhe Diasporës Hasjane. Një këngë e shkruar në bashkëpunim me Kujtim Sokolin dhe Muzikën nën kujdesin e mjeshtrit Përparim Brati. “Nuk i nshojm ne kto vataneNa mban gjall “Diaspora Hasjane”Do i knojm Hasit në përjetësiQe ta rujm ket trashëgimi” – thuhet në këngë. Albin Koka, një nga zërat më të rinj e më premtues të…

Read More

Intelektualë, sipërmarrës dhe qytetarë bëhen bashkë në takimin e organizuar nga Diaspora Hasjane dhe Shoqata Kulturore Atdhetare Hasi Diaspora Hasjane dhe Shoqata Kulturore Atdhetare Hasi kanë organizuar të shtunën e 21 shkurtit një tryezë mjaft të rëndësishme duke bërë bashkë, intelektualë, politikanë të kaheve të ndryshme dhe qytetarë për një kauzë të ngritur së fundmi nga Diaspora Hasjane; “Të mbrojnë ekzistencën e Bashkisë Has”! Në prag të procesit për reformën e re territoriale, qytetarë, intelektualë dhe përfaqësues të Diasporës Hasjane kanë ngritur zërin e tyre për të kundërshtuar këtë hap i cili do të kishte pasoja për të gjithë rajonin.…

Read More

Nivel i ri diplomatik, Diaspora Hasjane takim me Ambasadorin Sh.T. Nicholas Abbott Takimet e nivelit të lartë të Diasporës Hasjane në mbrojtje të ekzistencës së Bashkisë Has kanë hyrë në një fazë intensive diplomatike. Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të Diasporës Hasjane zhvilluan një takim me Ambasadorin Britanik në Tiranë, Sh.T. Nicholas Abbott, të cilit i përcollën drejtpërdrejt shqetësimin e të gjithë hasjanëve lidhur me këtë çështje jetike për të ardhmen e rajonit. Delegacioni i diasporës i paraqiti ambasadorit një qëndrim të qartë dhe të strukturuar, të mbështetur në një memorandum konkret ku adresoheshin jo vetëm ndikimi negativ që do…

Read More

Përfaqësues të Diasporës Hasjane, dhe “Shoqata Kulturore Atdhetare Hasi”, zhvilluan dje një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, z. Sali Berisha. Fokusi i takimit ishte mbrojtja e Bashkisë së Hasit nga planet për reformën territoriale, e cila parashikon ndryshime thelbësore në ndarjen administrative të vendit. Përfaqësuesit e komunitetit Hasjan kërkuar shprehimisht mbështetjen e grupit parlamentar të PD-së, si dhe të anëtarëve të komisionit të kësaj force politike që po punon për reformën territoriale. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura gjatë takimit ishte mungesa e gjatë historike e përfaqësimit të zonës së Hasit në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përfaqësuesve të diasporës,…

Read More

Një përfaqësi e përbërë nga përfaqësues të “Diasporës Hasjane” dhe “Shoqatës Kulturore Atdhetare Hasi” zhvilloi dje një takim në Kuvend me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Z.Eduard Shalsi. Takimi, i kërkuar nga Diaspora Hasjane, u fokusua te reforma administrative territoriale dhe ndarja e re, e cila sipas tyre parashikon ndarjen e njësive administrative të Hasit dhe cenon integritetin territorial të kësaj bashkie. Gjatë bisedës, përfaqësuesit e diasporës dhe shoqatës i paraqitën z. Shalsi shqetësimet e thella të komunitetit Hasjan, duke e cilësuar të papranueshëm çdo variant që “copëton” Hasin. Ata njoftuan z. Shalsi për të gjitha…

Read More

Republika e Kosovës feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë, një moment historik që kurorëzoi ëndrrën shekullore të popullit Shqiptar për liri dhe shtet të pavarur. Më 17 shkurt të vitit 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës u shpall njëzëri Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për…

Read More