Author: Diaspora Hasjane

Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, ka shprehur gatishmërinë e plotë të institucionit që drejton për të mbështetur dhe për të qenë partner strategjik i “Diasporws Hasiane”. Në një fjalim të mbajtur gjatë një aktiviteti festiv në Londër, ku u mblodh komuniteti hasjan në Britaninë e Madhe, z. Dauti vuri në pah rëndësinë e bashkimit dhe kontributit të diasporës. “Ju garantoj dhe ju premtoj që çdo nismë e juaj, mua si kryetar bashkie dhe administratën time, do na keni partner dhe mbështetës për të gjitha ato projekte që shoqata ‘Diaspora Hasiane’ do ndërmarrë,” deklaroi kryetari Dauti. Ai theksoi se…

Read More

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, thekson Forcën e Diasporës Hasjane. Në aktivitetin e organizuar nga komuniteti hasjan në Britani, “The Bridge of Unity” (Ura e Bashkimit) me rastin e festave të Nëntorit, Ambasadori Kapiti theksoi rrugën e gjatë dhe simbolin e flamurit. “Ne e themi dhe kujtojmë kohën kur këtë flamur, që sot vihet përballë gjithë botës, e mbanin në shtëpi. Sot, ai valvitet kudo ku ka shqiptarë,”. Ai vuri në dukje se ky është një manifestim i përparimit kolektiv. Kapiti u kthye me mirënjohje të thellë ndaj bujarisë së gjithë shqiptarëve, veçanërisht në momentet e…

Read More

Nga sakrificat përtej oqeanit deri tek dashuria për vendlindjen Në një intervistë të veçantë për Diasporën e Hasjane, sipërmarrësi shqiptar Besim Derri, me origjinë nga Hasi, i cili jeton dhe vepron me sukses në Shtetet e Bashkuara, na rrëfen udhëtimin e tij jetësor dhe ecurinë në botën e biznesit. Nga një fillim i vështirë; në një vend të huaj; deri te ndërtimi i një biznesi të suksesshëm në ndërtim. Historia e tij është një dëshmi e fuqisë së vullnetit, etikës së punës dhe këmbënguljes. Si e përshkruan momentin kur ju lindi ideja për biznes? “Momenti kur më lindi ideja për…

Read More

Në eventin “The Bridge of Unity” në Londër, Ambasadori Uran Ferizi vuri në dukje bujarinë, mençurinë dhe kontributin historik të Hasit Në eventin madhështor “The Bridge of Unity” (Ura e Bashkimit) të organizuar nga Diaspora Hasjane me rastin e festave të nëntorit, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Uran Ferizi, bëri një deklaratë të veçantë, duke ndarë kujtime personale dhe historike për Hasin dhe duke nxjerrë në pah traditën e jashtëzakonshme të mikpritjes dhe solidaritetit. Ambasadori Ferizi theksoi se Hasi ka qenë gjithmonë “shtëpi e bujarisë, e njerëzve të mençur dhe të mirë”. Ai përmendi me superlativa kontributin…

Read More

Në kohën kur Arti i të luajturit, të kënduarit dhe të punimit të lahutës shqiptare ka gjetur zyrtarisht vendin e merituar në listën e UNESCO-s, si trashëgimi kulturore që kërkon mbrojtje urgjente, një thesar tjetër i paprekshëm i identitetit tonë kombëtar pret dëgjimin dhe vlerësimin: dasma dhe tradita kulturore e Hasit. Siç shprehet me forcë nga një mendimtare e nderuar e kësaj treve, Shkurte Mula, tradita hasjane është një univers i tërë i mbyllur në vlera të pandryshuara, një pasuri e ruajtur me fanatizëm dhe transmetuar me besnikëri “gojë më gojë e brez më brez”. Kjo, pikërisht, është një nga kriteret themelore…

Read More

Nëntor 2025 – Bashkia Has, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), organizoi një aktivitet dy-ditor me temën “Përfshirja e Diasporës në Eventet Lokale”. Aktiviteti u mbështet nga projekti “Forcimi i kapaciteteve Institucionale Vendore për migracionin në Shqipëri”, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, dhe u fokusua në krijimin e rrugëve të qëndrueshme për bashkëpunim të strukturuar. Qëllimi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për angazhimin efektiv të diasporës në nivel lokal dhe ndër-bashkiak. Nëpërmjet prezantimit të historive të suksesit dhe diskutimeve të fokusuara, u diskutua për të identifikuar mundësi konkrete dhe për të krijuar mekanizma të…

Read More

Falë ndihmës së bizneseve si Illyrian Grill House dhe Byzantine Products, eventi i diasporës shndërrohet në një mbledhje solidariteti dhe realizimi konkret. Eventi “Ura e Bashkimit” i Diasporës Hasjane nuk ishte vetëm një festë kulturore-kombëtare, por një mbledhje me një qëllim të qartë dhe fisnik: përkujtimi i 28 Nëntorit dhe ndihma për personat me aftësi të kufizuara në komunitet. Suksesi dhe vlefshmëria e këtij takimi të madh u siguruan jo vetëm nga entuziazmi i pjesëmarrësve, por edhe nga kontributi i palodhur dhe i çiltër i partnerëve dhe bizneseve lokalë, të cilët e përkthyen frymën e bashkëpunimit në vepra të prekshme.…

Read More

Shpesh, festimet e Pavarësisë në diasporë nuk shmangen nga polemikat, sidomos kur zhvillohen në hapësirat publike. Megjithatë, Diaspora Hasjane sapo na dha një mësim të vërtetë për qytetari dhe unitet. Këtë vit, ata e shndërruan festën në një aktivitet të vërtetë familjar, ku i gjithë komuniteti u mblodh në harmoni për të celebruar me dinjitet. Ngjarja u organizua dhe u mbështet financiarisht vetëm nga organizatorët dhe bizneset lokale hasjane, të cilët historikisht kanë qenë një shtyllë e fortë për komunitetin e tyre. E gjithë mbledhja e fondeve — nga shitja e pijeve dhe ushqimeve tradicionale, si dhe kontributet direkte në…

Read More

Nëntitull: Shpallen projektet e para konkrete, përfshirë Fondin e Emergjencës Në një atmosferë të mbushur me emocione të thella dhe krenari kombëtare, në Londër u mbajt eventi madhështor “The Bridge of Unity” (Ura e Bashkimit). Kjo mbrëmje e veçantë bëri bashkë qindra përfaqësues të diasporës hasjane, duke festuar ngjarjet historike të Nëntorit. Takimi, i organizuar me përkushtim nga Ilir Nabolli, Mentor Bokçiu, Misin Dajçi, Ermal Karakushi, Alfred Ferizolli, Fatmir Kastrati dhe Petrit Kabashi, dëshmoi forcën e lidhjeve komunitare dhe vullnetin për nisma konkrete. Në fjalën e tij hapëse, Z. Shefqet Kraja theksoi rëndësinë e 28 Nëntorit si një datë simbolike…

Read More

Në një mëngjez të ndritur nëntori, Salla e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Bashkinë Has u mbush me një energji të posaçme, të përzier me krenari. Me rastin e festave të Nëntorit, më shumë se 70 nxënës, me mosha nga 6 deri në 15 vjeç, u bashkuan për të kremtuar me zemërgjerësi identitetin dhe trashëginë e pasur shqiptare. Aktiviteti, i cili u zhvillua me datë 26 Nëntor, nga ora 11:30 deri në 12:40, ishte një festim i vërtetë i unitetit. Në skenë dhe në sallë ishin të pranishëm nxënës jo vetëm nga Shkolla “Seidi Dida”, por edhe nga fshatrat përreth…

Read More