Author: Diaspora Hasjane

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Bashkisë Has mbështetet në ndihma sociale për të përmbushur nevojat e tyre themelore. Sipas të dhënave nga Plani Social Vendor 2024-2027 i rishikuar, 1689 familje, që përbëjnë rreth 38.9% të popullsisë së bashkisë, janë përfituese të Ndihmës Ekonomike (NE) nëpërmjet ligjit Nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”. Shpërndarja Gjeografike dhe Trendet Shpërndarja e këtyre familjeve nëpër njësitë administrative nuk është uniforme. Njësia Administrative Golaj zë numrin më të madh, ku përqindja e familjeve përfituese arrin 36.83%. E ndjekur nga Njësia Administrative Krumë me 33.75%, Njësia Administrative Fajzë me 21.49% dhe…

Read More

Popullsia në veri të Shqipërisë është më shumë në rrezik për të rënë në varfëri sesa pjesa tjetër e vendit. Të dhënat bëhen të ditura nga Eurostat, sipas të cilit 24.2% e popullsisë rrezikohet nga varfëria. Pas veriut, Eurostat rendit zonën qendrore me 19.8% të popullsisë që rrezikon të bjerë në varfëri, dhe më pas vjen rajoni jugor me 18.4%. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, popullsia në rrezik varfërie në Shqipëri është më e lartë se mesatarja europiane. Më konkretisht, në veri mesatarja europiane tejkalohet me 8%, në qendër me 3.6% dhe në jug me 2.2 për qind.…

Read More

Valmire Peka Morina Përgjegjëse e Qendrës Kulturore për Fëmijët në Has flet me pasion për aktivitetet, sukseset dhe sfidat e institucionit. Valmire Peka Morina, përgjegjëse e Qendrës Kulturore për Fëmijët (QKF) në Has, theksoi se përditshmëria me fëmijët nuk është thjeshtë një punë, por një mision i vërtetë. Në një bisedë të veçantë për Diasporën Hasjane, ajo shpjegoi se bota e fëmijëve është një botë hyjnore, ku mjafton të ndërtosh një lidhje me ta dhe ata të çudisin çdo ditë me aftësitë e tyre në disiplina të ndryshme. FOKUS NË FESTAT E NËNTORIT DHE ATDHEDASHURINË Duke qenë se jemi në…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për “DIASPORA HASJANE”, Gold AG, reperi i famshëm nga Kosova, flet për lidhjen e veçantë me Hasin, procesin krijues pas këngës virale dhe mesazhin e fuqishëm të unitetit. Kënga që ka shpërtheu që në fillim si një himn nëpër rrjetet sociale dhe në gjirin e diasporës, “Kadal se k’tu ka Hasjan” e Arian Agushi (Gold AG), është një përzierje e ndjenjave të thella dhe e historisë së shkruar me gjak. Vetë artisti na zbulon historinë pas kësaj vepre të fuqishme. 1. Një këngë për Hasin, Si lindi idea? “Kënga për Hasin ka vite që më kërkohet…

Read More

LONDER – Në zemër të Londrës, Diaspora Hasjane do të mblidhet për një ngjarje të veçantë familjare, që shërben si një urë e vërtetë bashkimi midis traditës forcimit të bashkimit të hasjanëve . Me emrin frymëzues “Ura e Bashkimit / Bridge of Unity”, takimi  i Diasporës Hasjane synon të forcojë lidhjet midis bashkëkombasve, duke ruajtur ndezjen e atdhedashurisë edhe në një metropol europian. Detajet e eventit: Ky është një organizim i menduar thellë, që ka në qëllim të kujtojë dhe theksojë bukurinë e kulturës hasjane, gjuhën shqipe dhe ngrohtësinë e pritjes hasjane. Në një kohë kur jeta moderne shpesh na shpërndan, Hasjanet…

Read More

Nga dëbora magjepsëse deri tek vera e freskët, klima e Hasit sjell një bilanc të rrallë në hartën klimatike të Shqipërisë. Në zemër të Shqipërisë, ku relievi modelon karakterin e çdo krahine, Hasi dallohet për një profil klimatik të jashtëzakonshëm. Kjo zonë, e përfshirë në rajonin e klimës mesdhetare të brendshme (e njohur edhe si “paramalore”), ofron një kontrast të dukshëm me ultësirat e nxehta të vendit, duke u shfaqur si një oaz i vërtet freskie.Ndryshe nga klimat tipike bregdetare, Hasi karakterizohet nga një ndikim i theksuar kontinental. Ky fenomen shkakton një ndarje të qartë stinore: dimra të ftohtë dhe me reshje dhe vera të…

Read More

Një dialog i thellë me krijuesin për burimet e frymëzimit dhe fuqinë e fjalës. Në një kohë kur ritmi i jetës është i stuhishëm dhe imazhit i jepet përparësi, biseduam me poetin Servet Bytyçi për të ndaluar dhe dëgjuar një histori frymëzuese të krijimtarisë. Një histori e mbushur me mall për atdhe, me dashuri për gjuhën shqipe dhe me një ndërgjegje të thellë për fuqinë e fjalës. Nga fëmijëria tek ndryshimet sociale e tek emigrimi, njohja me një ambient e realitet të ri, kultura e gjuhë e re, mënyrë e re e kushte të reja pune, ndërrim i profesionit, formim…

Read More

Sa po zbatohet projekti “Perspektiva të Reja”? Rajonet veriore të Shqipërisë, me në krye Qarkun e Kukësit dhe Bashkinë Dibër, përballen me një nga sfidat më komplekse ekonomike dhe demografike të vendit. Kukësi vazhdon të mbajë një statistikë të rëndë: është një nga rajonet më të varfëra ekonomikisht në Shqipëri dhe në Europë. Ekonomia lokale ka regjistruar rënie të vazhdueshme, duke thelluar një situatë tashmë shumë të vështirë. Në këto zona, duke përfshirë edhe krahinat përreth si Hasi dhe Tropoja, niveli i ulët i arsimimit dhe i trajnimit profesional, i kombinuar me mungesën akute të mundësive në tregun e punës,…

Read More

Nga drita e hershme e skenës deri te mikrofonet e radios dhe ndriçimi i festivalve kombëtarë, udhëtimi i Leonardo Gecës nga Hasi është një tregim frymëzues i talentit, përkushtimit dhe rritjes së brezit të ri. Edhe pse vetëm 13-vjeç, Leonardo nuk është thjesht një nxënës i shkëlqyer; ai është një artist i formuar, një muzikant dhe një zë i ri që po lë shenjë në skenën kulturore shqiptare. Një Fillim i Mrekullueshëm: Nga Skena Ndërkombëtare te Zemra e Artit Debuti Ndërkombëtar: Udhëtimi i Leonardos filloi në moshën 6-vjeçare, duke performuar si model dhe recitues në konkurrensin prestigjioze VIP KIDS INTERNATIONAL në…

Read More

300 lirika të Dasmës Hasjane gati për botim! Në zemër të Hasit, ku malet përqafojnë këngën dhe tradita flet përmes vargjeve, jeton dhe vepron Shkurte Mula. E lindur më 1955 në fshatin Helshan, ajo është një arkiviste e shpirtit, një ruajtëse e pasurisë kulturore dhe një frymëzuese për brezat e rinj. Në një intervistë të veçantë për Diasporën Hasjane, ajo na tregon për një jetë kushtuar artit, arsimit dhe dashurisë së patundur për folklorin e tokës së saj. “U linda në fshatin Helshan të rrethit të Hasit, në vitin 1955; një ndër fshatrat më të bukur dhe më të emancipuar…

Read More